E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazlliç,gjyq ndaj Mero Bazes për shpifje

Biznesmeni boshnjak Damir Fazlliç do të nisë një proçedim penal në Gjykatën e Lartë Angleze për shpifje dhe botim të qëllimshëm shpifjesh kundër botuesit të gazetës "Tema" Mero Baze . Sipas një deklarate për shtyp Fazlliç është shprehur se gazetari Baze, ka shkelur çdo lloj standarti etik dhe profesional, duke zgjedhur me vetëdije të publikojë një numër artikujsh dhe raportesh të pavërteta dhe të pabazuara rreth tij dhe bizneseve të tij. "Sikurse kam deklaruar që në fillim të kësaj historie, çdo njëra e të gjitha akuzat që zoti Baze ka botuar në lidhje me mua janë gënjeshtra. Botimi i papërgjegjshëm e keqdashës i tyre është shkelje dhe dhunim i të drejtave të mia ligjore dhe nuk mund të lejoj që këto lloj gënjeshtrash të publikohen pa asnjë pasojë për ata që janë përgjegjës për to" shton në deklaratën e tij Fazlliç. Ndër të tjerash biznesmeni Fazlliç shton se çdo lloj dëmshpërblimi që do të marr nga analisti Baze do t'ja dhuroj shoqatës bamirëse "Fëmijët e Srebenicës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›