E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, banorët në protestë: Na riparoni rrugën

Banorët e fshatit Cakran kanë bllokuar sot paradite aksin nacional që lidh qytetin e Fierit me 13 fshatrat e komunës Cakran të këtij qyteti. Ato kërkojnë ndërhyrjen sa më të shpejtë të pushtetit vendor në riparimin e rrugës të shkatërruar prej vitesh. 

FIER- Me dhjetëra banorë të fshatit Cakran në Fier kanë protestuar sot paradite duke bllokuar me makinë rrrugën që lidh qytetin me fshatrat e komunës Cakran. Shkak i protestës së banorëve të Cakranit është bërë rruga e shkatërruar e komunës, mbi të cilën nuk është vënë dorë prej kohësh. Banorët kanë bllokuar automjetet që qarkullojnë në këtë rrugë, duke izoluar kështu për disa orë lëvizjen në këtë aks rrugor me të cilin lidhen 18 fshatra. Banorët e irrituar kanë kërcënuar se do të bllokojnë edhe rrugën nacionale Fier-Vlorë. Kryetari i komunës Cakran ka biseduar me protestuesit dhe ka kërkuar lirimin e rrugës.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›