E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë e kishte Edi Rama, Dashamir Myslim Pezën?

Politika e re mbron dosjet e vjetra

Çfarë e lidhte Edi Ramën dhe çfarë e lidh sot me Dashamir Myslim Pezën? Është një pyetje që mund të duket e jo e re, por që sigurisht nuk i ka shprehur përjetësisht përgjigjet e veta. Në radhë të parë, Dash Peza për publikun që nuk e njeh, ka qenë një punëtor operativ i Degës së Pestë të Sigurimit të Shtetit që nga fundi i vitit 1981. Pastaj nga viti 1986 kaloi si efektiv i Ministrisë së Punëve të Jashtme (natyrisht jo për diplomaci). Në rast se miku më i afërt i Edi Ramës, Dashi do të kandidojë për Partinë Socialiste të “Babës”, atëherë i duhej të vërtetonte pastërtinë e figurës, duke u përballur me faktin kokëfortë të qenies si oficer ilegal i Sigurimit të Shtetit. Kjo gjë do të vejë në siklet mikun e tij Rama. Lidhja e Edit dhe Ramës ishte vërtet interesante saqë në refleksionet e tij të 1991-t, ai dhe miku i tij nuk përmendin shembullin më klasik të injorancës komuniste, Myslim Pezën.
Le të mos harrojmë se në fillim të vitit 1991 kur miku i Ramës, Dashamir M. Peza kërkonte të udhëtonte jashtë Shqipërisë, i ndalohej pasaporta pse kishte 85 mijë lekë detyrime.
Por fati e solli që Edi Rama të bëhet pasardhësi i partisë së Enverit e Ramizit, e të mëtonte “politikën e re” që nis e festohet me 29 nëntorin e Dushanit e Miladinit, këtë “natë të bardhë” të ditëve të zeza, e vazhdon me portretet e Enverit në Pezë, e veprime të tjera të këtij lloji.
Nëse Ramës i duhet të mbrojë sot krimet e diktaturës komuniste, ai do shfaqet përherë e më shumë si përfaqësues i politikës së vjetër. I mbyllur në godinën ku dikur ka qenë Komiteti i Partisë së Punës për Tiranën, Rama së paku duhet të kujtojë se aty merreshin vendimet politike komuniste që i përçoheshin organeve të punëve të brendshme.
Partia Socialiste është trashëgimtare e Partisë së Punës dhe mbrojtëse e idealeve të saj. Të gjithë ata që përbënin pushtetin e saj, gjetën strehë dhe vegjetim tek Partia Socialiste. Prokurorë, hetues, gjykatës, oficerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk ishin vetëm militantë, por baza biologjike e Partisë Socialiste.
Pikësëpari e mbi gjithçka, Partia Socialiste mbron trashëgiminë komuniste, të aparatit të saj kriminal dhe pasoja e saj mbi shqiptarët. Të gjithë ato që preken nga ky ligj janë mbështetësit e Partisë Socialiste të lidhur me krimin e djeshëm. Hetues, gjykatës e prokurorë, janë sot në vende ku reklamojmë “politika të reja” apo fjalë të përgjithshme “ta harrojmë të kaluarën”. E po këta “harraqë”, nuk përtojnë të bredhin pas “epopeve” të Luftës së Dytë Botërore ku komunizmi i zi i Shqipërisë kishte rrënjët e tij, pikërisht aty ku nis nostalgjizmi i tij. Por po të shihen të gjithë nga afër
Kryetarja e grupit kuvendor të Partisë Socialiste nuk mund të jetë dakord me hapjen e dosjeve të krimit. Në radhë të parë për shkak të bashkëshortit të saj që ka punuar në organet e punëve të brendshme. Në radhë të dytë për shkak të trashëgimisë komuniste sa familjare aq edhe krahinore. Në radhë të tretë ajo trembet nga “Luani” që vjen brenda radhëve të saj familjare.
Nga “socialdemokratët”, Diana Çuli mbron trashëgiminë e babait të saj Jorgo Çuli, ish drejtor i një dege në Hetuesinë e Përgjithshme. Për të mos folur më pas për mbrojtjen e veprimtarisë së vet që nis me ekspertiza e gjëra të tjera të këtij lloji. Edhe kjo qëndron afër kryetares së grupit socialist si aktiviste e dikurshme e masave që tubonte gratë revolucionare të kohës.
“Socialdemokrati” tjetër Skënder Gjinushi, si i vetmi deputet i ngelur nga legjislatura e fundit komuniste, si pjesëtar i kabinetit të fundit komunist, si bir gjenerali i atij regjimi, e ka për detyrë të mbrojë krimet e komunizmit, ato krime që gjatë mandatit të Edi Ramës i kanë përjetësuar shkaktuesit e tyre në emra rrugësh e nostalgjia të tjera të këtij lloji.
Nëse vazhdojmë me të tjerët, bilanci do të na dalë shumë i keq. Gjithandej ose ata vetë, ose baballarët e tyre. Ndryshimi është se tani flasin për “politikën e re”. E megjithatë janë po ata, të vjetrit e dikurshëm, pavarësisht jelekëve borgjezë që kanë veshur apo xhelit që u kanë hedhur flokëve.

Ku ka dalë në këto foto Edi Rama?

Ku ka firmosur këtu Edi Rama?

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›