E Diel, 1 Nëntor 2026

Federata Irlandeze: “Të përsëritet ndeshja”Trapatoni: “Është e vështirë, FIFA duhet të ndryshojë rregullat”. Henri i dha një asist me dorë në golin vendimtar të Gallasit

Rrjetet sociale:

“Dora e Zotit” e Tieri Henrisë mund të kthehet në “Dorën e FIFA”-s. Kështu ka pretenduar dje Federata Irlandeze e Futbollit pas atij goli me faull të shënuar nga Gallas si pasojë e pasimit të sulmuesit të Barcelonës, i cili zotëroi topin me dorë brenda zonës dhe i pasoi shokut për golin që i dha kualifikimin në botëror Francës mbrëmjen e së mërkurës. Në një deklaratë publike Federata Irlandeze kërkoi përsëritjen e ndeshjes së plejofit mes dy skuadrave për shkak të gabimit të rëndë teknik të arbitrit të ndeshjes dhe asistentit të tij. Këtë kërkesë irlandezët e kanë mbështetur në një vendim që ka marrë FIFA në vitin 2005, kur është përsëritur ndeshja midis Bahreinit dhe Uzbekistanit me motivacionin “për një gabim të rëndë teknik të arbitrit”. Por nga ana tjetër është trajneri irlandez, italiani Xhoivani Trapatoni, i cili nuk beson tek ky precedent, duke thënë se “është e vështirë që kjo ndeshje të përsëritet. Ajo që ndodhi ishte e shëmtuar për futbollin dhe FIFA duhet të ndryshojë rregullat”. Megjithatë Federata Irlandeze nuk ka hequr dorë nga kërkesa, duke thënë se “nëse ndeshja nuk përsëritet, atëherë do të merret sanksione ndaj zyrtarëve të FIFA-s të mos shkelin në Irlandë”. Franca u kualifikua për në Kupën e Botës falë golit të realizuar në kohën shtesë nga Gallas (104’) në barazimin 1-1 me Irlandën, që nga ana e saj kishte shënuar në minutën e 33-të me anë të Robi Keane. Ndeshja e parë në Dublin kishte përfunduar 1-0 për Francën dhe takimi shkoi në kohën shtesë, ku asistit të Tieri Henri me “dorë” u përgjigje me efektivitet Gallas.

Numri i klikimeve - 2397
  E Enjte, 19 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›