Federata Pan-Shqiptare Vatra dhuron 35.000 $ për të përmbyturit e Shkodrës

Tiranë, 28 Qershor, NOA - Federata Pan-Shqiptare në SHBA Vatra do të dorëzojë një kontribut prej 35.000 dollarësh për zonat e Shkodrës që përjetuan situatën e vështirë të përmbytjeve në fillim të këtij viti.
Një fakt të tillë kryeministrit Berisha ia bëri me dije gjatë një takimi të përbashkët në Tiranë, nënkryetari i kësaj federate, Agim Rexhaj.
Rexhaj e falënderoi Berishaën për mikpritjen dhe i përcolli përshëndetjet më të ngrohta dhe vëllazërore të gjithë anëtarëve të kësaj shoqate, si dhe të të gjithë diasporës shqiptare në SHBA, bashkë me përgëzimet e tyre për arritjet e mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës në vitet e fundit.
Ndërsa kryeministri nga ana e tij, i shprehu Rexhajt mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për të gjithë kontributin e vyer, rolin thelbësor dhe të jashtëzakonshëm të Federatës Vatra, por edhe të gjithë diasporës shqiptare në SHBA, të cilët kanë qëndruar pranë shqiptarëve dhe zhvillimeve në Shqipëri e Kosovë me një forcë, përkushtim, sakrificë dhe patriotizëm të pashoq.
Gjatë takimit, ai më tej theksoi se në arritjen e pavarësisë së Kosovës, si një nga ngjarjet më madhore për kombin shqiptar, roli dhe përkushtimi i diasporës shqiptare të SHBA ka qenë shumë i rëndësishme.
Ndërsa më pas, Rexhaj i shprehu kryeministrit Berisha mirënjohjen për vizionin dhe përpjekjet e tij në të mirë të kombit shqiptar, duke u ndalur veçanërisht në Rrugën e Kombit Durrës-Morinë dhe duke nënvizuar se Federata Vatra do të vazhdojë të jetë si në tërë këto vite në mbështetje të plotë të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")