E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati kostot e mjekimit për pacientët, 80 për qind e shërbimeve me çmim më të lartë

Ministri  Shëndetësisë Petrit Vasili, ka deklaruar se të gjitha institucionet shëndetësore private do të kontrollohen për standartet e shërbimeve që ato ofrojnë. Në një raportim ditën e djeshme përpara komisionit parlamentar të shëndetësisë, ministri Vasili u

shpreh se task forca gjate tre javëve të para të krijimit të saj, ka kontrolluar institucione shëndetësore private, të cilat do të unifikohen për nga standartet me ato publike. "Nuk do të ketë asnjë negocim me kushte të afrimit të shërbimit shëndetësor të cilat duhet të ofrohen me standarde. Arsyeja është e thjeshtë, për ta kuptuar dhe qytetarët, standarde të munguara do të thotë diagnoza të gabuara dhe një shëndet që përkeqësohet", tha Petrit Vasili. Ai deklaroi ndërkohë, se shumica e protokolleve të mjekimit në QSUT, kanë përfunduar ndërkohë që paralel po llogariten dhe kostot. "Mbi 80 për qind e protokolleve të mjekimit janë përgatitur qoftë nga profesorati i Qendrës Spitalore Universitare, të cilat janë depozituar e po punohet me qendrën e akredimit për të standardizuar në mënyrë përfundimtare. Dhe sigurisht në momentin e përfundimit të plotë, ku synimi është që ne brenda vitit ta kemi këtë objektiv të realizuar, mund të them dhe një informacion tjetër që ndërkohë dhe grupet e kostos punojnë paralelisht", tha Vasili. Në komisionin e shëndetësisë janë diskutuar dhe çështje të tjera, si ajo e fondeve që i duhen shëndetësisë shqiptare, të cilat edhe pse më të larta krahasuar me vitet e mëparshme, duhet të rishikohen për të plotësuar të gjitha nevojat e sistemit. Drejtoria e QSUT-së që prej disa muajsh  ka marre vendimin për nxjerrjen e kostove të shërbimit për të gjitha shërbimet që ofrohen në këtë qendër terciare. Një staf i tërë do të punojnë për të nxjerrë shpenzimet e çdo lloj sëmundjeje duke përfshirë këtu edhe ditë-qëndrimin në spital. Do të jenë pikërisht shefat e pavijoneve, pedagogët e Fakultetit të Mjekësisë, stafi akademik por edhe administrata e kësaj qendre spitalore të cilët do të nxjerrin kostot e shërbimit. Pas tyre do të nisë edhe përgatitja e protokolleve të mjekimit të pacienteve. Sipas kreut të QSUT-së por edhe vetë ministrit Vasili pacientët tashmë duhet të trajtohen me protokollet e reja, dhe nxjerrja e kostos është efektive në mënyre që pacienti të njihet me të që në momentin që e kërkon këtë shërbim. Pas nxjerrjes së kostove të shërbimit për pacientët dhe përgatitjes së protokolleve të reja të mjekimit do të marrë udhë 100 për qind reforma e nisur në spitalet e vendit. Sipas kësaj reforme, të gjithë pacientët që futen në sistem do të identifikohen mbi bazën i siguruar ose jo. Të gjithë personat e siguruar do të marrin falas çdo shërbim, analiza laboratorike falas, ekzaminime falas në spital, shtrim dhe trajtim falas. Personat e pasiguruar do të paguajnë tarifa transparente të bëra me dije që në fillim të shërbimit. Përjashtim bën shërbimi i urgjencës, që do të jetë falas për të gjithë popullatën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›