Fluks turistësh në kufi, shtohen sportelet në Kapshticë e Kakavijë
sportele për të shpejtuar procedurat e kontrollit. Dritan Shemaj, komandanti i pikës së kalimit kufitar në Kapshticë, ka deklaruar dje në një media në vend, se aktualisht po punohet me 7 sportele, ndërsa në 24 orë nëpërmjet kësaj pike lëvizin mbi 4 mijë persona, ose 1 mijë më shumë se në periudha të tjera. Të tjera sportele pritet të shtohen gjatë muajve korrik dhe gusht, ku mesatarisht nga kjo pikë lëvizin rreth 8 mijë persona në 24 orë. Drejtoria e Përgjithshme e policisë së shtetit, ka hartuar një plan të posaçëm, jo vetëm për menaxhimin e fluksit të pushuesve gjatë sezonit turistik, por edhe për garantimin e rendit dhe të sigurisë për pushuesit. Shtim të fluksit të lëvizjeve ka patur edhe në pikën e kalimit kufitar që lidh Shqipërinë me Kosovën, në Morinë, ku edhe këtu ka shtim të personelit dhe sporteleve që shërbejnë, kryesisht në hyrje. Piku i fluksit të hyrjeve të pushuesve në vendin tonë, janë parashikuar kryesisht në muajt korrik dhe gusht.
Bashkia e Kuçovës dhuron gjak për talasemikët
38 punonjës të Bashkisë së Kuçovës i janë bashkuar për të katërtin vit radhazi nismës për dhurimin e gjakut. Paraditen e sotme ata u janë nënshtruar analizave e më pas kanë dhuruar gjak vullnetarisht. Dhurimi i gjakut për secilin nga punonjësit e administratës është kryer në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak të këtij institucioni. Procesi i dhurimit të gjakut ka vijuar për rreth 3 orë brenda ambienteve të Bashkisë, ku edhe ishte vendosur i gjithë personeli mjekësor i nevojshëm i qendrës së dhurimit të gjakut ndërkohë që e gjithë sasia pritet të shkojë në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Muajt e fundit kanë qenë shumë institucione të cilat kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë, pasi mungesa e theksuar e ilaçeve është kthyer tashmë në një problem tepër shqetësues për pacientët e vegjël. Nga vëzhgimet e vazhdueshme të gazetës është vënë re mungesa e thekuar e gjakut, sidomos për fëmijët talasemikë që e kanë të nevojshëm marrjen e gjakut një herë në dy javë. Por mungesa e gjakut mbetet problem edhe në pavijonin e hematologjisë, ku të sëmurët edhe në rastet kur gjejnë ndonjë falkon gjak duhet të paguajnë nën dorë shefat e shërbimit dhe infermieret e bankës së gjakut në QSUT, në këmbim të qeses së gjakut.