E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata Penepirote e Amerikës dënon ngjarjet në Përmet

Federata Penepirote e Amerikës ka dënuar ngjarjet në Kishën e qytetin e Përmetit. 

Në një deklaratë të saj, Federata e grekëve të Amerikës, shkruan se "Sulmi ndaj Kishës së Zojës ringjalli kujtimet e shëmtuara të përpjekjeve të kaluara të mekanizmave qeveritarë të kryeministrit në largim Sali Berisha, për të ngacmuar, trembur dhe brutalizuar komunitetet ortodokse greke të Shqipërisë". 

Sipas presidentit të Federatës, Dimitris Kutulas, “sjellja ekstreme e autoriteteve komunale në Përmet është bërë me pëlqimin e qeverisë Berisha dhe është një sjellje e papërgjegjshme për një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian". 

Kutulas i ka bërë thirrje administratës së presidentit amerikan Obama dhe Kongresit të SHBA për të nxitur qeverinë shqiptare, që Përmetit dhe ortodoksëve, t’iu kthehet Kisha e Shën Marisë. 

Federata Panepirote e Amerikës u themelua nga emigrantët grekë në SHBA, me qëllim përmirësimin e gjendjen ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave të grekëve etnikë, që jetojnë në jug të Shqipërisë.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›