Federata Shqiptare e Atletikës zgjedh presidentin e ri, Gega nuk votohet në kryesi

Izmir Smajlaj do të jetë presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës. Ish-atleti kuqezi ka mundur që të zgjidhet në këtë post si i vetmi konkurent në këtë garë pas dorëhqejes së Taulant Stërmasit, i cili drejtoi këtë Federatë katër vitet e fundit.
Pos sot u votua edhe kryesia e re e kësaj Federate, e cila do të përbëhet nga Vaso Selenica, Emiljana Ciko, Gledis Hallunaj, Oltion Luli, Zhuje Bajko dhe Vladimir Gjonaj. Ndërsa spikat mungesa e super kampiones shqiptare Luiza Gega.