Federata dënon incidentet në Gramozi - Skënderbeu

Pas incidenteve që shoqëruan ndeshjen Gramozi-Skënderbeu (java 25 e Superligës), Federata Shqiptare e Futbollit i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, tifozëve, lojtareve dhe drejtuesve te klubeve të futbollit që të distancohen nga veprime të tilla jo normale që nuk kanë asgjë të përbashkët me lojën e bukur të futbollit.
“Duke prishur imazhin e tij, këto akte të dhunshme cenojnë edhe bukurinë e garës, e cila është shumë e rëndësishme jo vetëm për aktorët pjesëmarrës, por edhe për të gjithë në që e duam këtë lojë. FSHF i kërkon sportdashësve të ruajnë qetësinë, ta ndihmojnë dhe jo ta pengojnë zhvillimin normal të ndeshjeve. Sepse vetëm kështu, do t’i bëjmë një shërbim të vyer futbollit, sportit me të dashur në botë”, - theksohet në deklaratë.
Vendimi për ndërprerjen e ndeshjeve u morr për shkak të hedhjes së vazhdueshme të sendeve të forta në fushë, nga ana e tifozerisë vendase. Pasi ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve të dënueshme të cilat për fat të keq kanë vazhduar, arbitri Artan Taullahu vendosi ndërprerjen e saj. Deri në minutën e 75-të takimi ishte fiksuar në shifrat 0-1 për skuadrën e Skënderbeut.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 27 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili