E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trukimet, 49 të arrestuar në Turqi

Pas 46 arrestimeve gjatë ditëve të kaluara, edhe tre persona të tjerë - midis tyre dhe një futbollist – janë arrestuar nga autoritet turke pas skandalit të ndeshjeve të trukuara. Në pranga përfundoi portieri i Konyasporit, skuadër e kategorisë së dytë, Recep Ozturk, presidenti i Tepecikspor, klub i kategorisë së tretë, Temel Eyupoglu, dhe biznesmeni Ali Riza Gultekin. Midis të arrestuarve të mëparshëm spikat emri i ish-mbrojtësit të Kombëtares turke, Fatih Akyel. Sipas gazetës turke “Haberturk” janë 59 ndeshje të trukuara, 10 prej të cilave i përkasin Superligës dhe i përkasin periudhës midis viteve 2007 dhe 2009. Turqia është midis kandidatëve për të organizuar Euro 2016.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 26 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›