Java 25, Dinamo – Kastrioti 1-1

www.albania-sport.com- Falë një goli në minutën e 93-të të realizuar nga argjentinasi Maximilano Timpanaro, lideri i Superligës, Dinamo, shmangu një tjetër humbje të turpshme në barazimin 1-1 ndaj Kastriotit në “Qemal Stafa”.
17-herë kampionët e Shqipërisë, të cilët vinin në përballje me krutanët pas humbjes 4-3 me Skënderbeun në Korçë, bënë një tjetëer paraqitje të zbehtë në javën e 25-të të Superligës.
Pas një pjesë të parë pa gola, ishte Eleandro Pema, që me golin e tij në minutën e 87-të befasoi kryesuesit e Kategorisë Superiore. Dinamo reagoi dhe falë këmbënguljes së blerjes dimërore, Timpanaros, shmangu humbjen e katërt sezonale.
Ky ishte barazimi i dytë 1-1 Kastriotin, në po aq barazime të fiksuara në 18 ndeshje historike midis dy skuadrave (11 fitore Dinamo, 5 fitore Kastrioti).
Kur duhen edhe 8 javë nga përfundimi i kampionatit, Dinamo udhëheq me 58 pikë, 18 më shumë se Besa e vendit të dytë (40), por kavajasit kanë një ndeshje më pak, pikërisht sfidën ndaj Flamurtarit, që tashmë e sheh sërish veten në vendin e parafundit (27 pikë).
Kastrioti nga ana e tij u ngjit në kuotën e 30 pikëve, po aq sa Skënderbeu dhe Vllaznia (një ndeshje më pak).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 25
Dinamo-Kastrioti 1-1
Shënues: Maximiliano Timpanaro 93’/ Eleandro Pema 87’
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 27 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili