Federata fal 870 milion lekë borxhin e klubeve të futbollit
Titanë (Start)- Borxhet e akumuluara në FSHF nga klubet e futllit janë falur, shumë e cila arrin në 870 milion lekë të vjetra. Vendimi u mor dje në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, e mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Vendimet u morën në unanimitet të plotë, por në tema të caktuara pati edhe debate.
Debatet u zhvilluan për buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili kap shifrën prej 3.7 milion eurosh (4.2 miliard lekë). Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, dhe ai i Vllaznisë, Valter Fushaj, kërkuan më tepër mbështetje financiare për klubet. Sipas tyre, megjithëse shuma është 500 milionë lekë më e madhe se viti i kaluar, klubet nuk arrijnë të pëfitojnë asgjë nga ky ndryshim.
Në reagimin e tij, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, është shprehur se me një pjesë të kësaj shume do të paguhen gjyqtarët, pasi klubet nuk do të shpenzojnë gjë për ta. Pjesa tjetër do t’u shpërndahet klubeve në formë investimesh, politikë e kërkuar nga FIFA dhe UEFA, dhe që mbështet plotësisht edhe nga FSHF.
Ndryshim tjetër ishte përfaqësimi i klubeve të “Superligës” në asamble, me nga dy antarë që ishte, tani do të përfaqësohen vetëm nga një të tillë.