Bekam dhe Ouen, të vlefshëm për Anglinë e Fabio Kapelos
Londër (Start)- Trajneri i përfaqësues së Anglisë, Fabio Kapelo, vlerëson si të vlefshëm për skuadrën e tij, Bekamin dhe Ouenin. Dy lojtarët janë nga më të dashurit për tifozët anglezë, dhe grumbullimi i tyre nga Kapelo mund të sjellë një tjetër atmosferë tek ta.
Vetë trajneri është shprehur qartë për të dy lojtarët, duke deklaruar se ata janë në planet e tij për Anglinë e “madhe”, por ai i mëshon më shumë grupit. Lojtarët janë lënë disi pas dore nga tekniku italian, që me emërimin e tij në krye të kombëtares së “luanëve”.
Tekniku Kapelo është shprehur: “Bekam dhe Ouen janë dy fantazistë profesionistë, dhe kanë akoma për të interpretuar një rol të rëndësishëm në kombëtaren angleze”.
“Unë nuk ia kam mbyllur derën askujt, -deklaroi tekniku i Anglisë. –Unë dua një skuadër kompakte. Mund të qëllojë që të fitosh ose të humbësh, por e rëndësishme është që në fushë të kesh një skuadër dhe jo një grup lojtarësh”.
Me këtë deklaratë Kapelo nënkupton që për të nuk kanë shumë rëndësi emrat e lojtarëve se kush janë, por krijimi i një grupi të mirë. Anglia ka vuajtur, përpara se të mbërrinte Kapelo, për një skuadër kompakte, pasi lojtarët i ka pasur të shumtë në radhët e saja.