Adriano rikthehet në stëvitje me Interin pas gripit
Milano (Start)- Sulmuesi brazilian i Interit, Adriano, është rikthyer në stërvitjet me ekipin e tij. “Perandori” ka munguar në seancat e fundit, pasi kaloi një gjendje gripale. Futbollisti dje është parë në fushën e lojës, ku ka bërë disa ushtrime të lehta pa top.
Adriano kaloi një periudhë të vështirë me trajnerin e tij Murinjo. Portugezi vendosi të mos grumbullojë sulmuesin e tij për disa ndeshje, pasi lojtari theu rregulloren e ekipit, duke mos ndjekur regjimin e vendosur.
Interi ndeshjen e radhës në kampionat do ta luajë në ishillin siçilian me skuadrën e Palermos. Aktivizimi i Adrianos në këtë takim i ka shanset e vogla, për të mos thënë se është i pamundur.