E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesfushori De Rosi në pikëpyetje për aktivizimin e tij në derbin e Romës

Romë (Start)- Këmbanat e alarmit bien për mesfushorin e Romës, Daniele de Rosi, përpara përballjes me Lacion. Lojtari ndodhet në klinikën “Villa Stuart” për të kontrolluar dëmtimin e tij. Futbollisti ndodhet me dorë të fashuar, megjithëse stërvitjet i ka vazhduar rregullisht. Gjendja e lojtarit ka vënë në dyshim trajnerin Spaleti për aktivizimin e mesfushorit.

“Superderbi” do të luhet ditën e dielë në mbrëmje, dhe interesimi për të është mjaft i madh. Skuadrat, ndryshe nga këto vitet e fundit, ndodhen në pozicione të kundërta në tabelën e klasifikimit. Lacio kishte disa vite që nuk e shihte Romën poshtë vetes në Serinë A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›