Federata zhduk nga harta Tepelenen
Komisioni i Disipline ka dhene vendimin e prere: Tepelena perjashtohet nga kampionati 2007-2008 dhe nga cdo veprimtari tjeter zyrtare e ketij sezoni! Grushti i hekurt i federates pritej dhe prej ditesh ishin hedhur hipoteza per nje vendim drastik per klubin e qytetit jugor, shpeshhere i akuzuar nga ekipet udhetuese per dhunen e ushtruar. Viktima e fundit e dhunes ishte treshja gjykuese dhe skuadra e Pogradecit, qe u goditen barbarisht nga tifozet, lojtaret dhe stafi i Tepelenes. Trajneri i Tepelenes, Ilir Selimi, eshte denuar me 1 vit pezullim dhe 1 milion leke te vjetra gjobe per goditje te gjyqtareve me grushte e mjete te tjera. Me te njejten akuze eshte denuar edhe z/trajneri Fatmir Kasneci, qe, pervec gjobes se rende prej 1 milion lekesh, do t’i duhet te qendroje “i papune” per dy vjet. Tre lojtare te skuadres tepelenase, Roland Gaba, Edison Merja e Geart Guga, per goditje me grushte e shkelma te gjyqtareve denohen secili me nga 1 vit pezullim nga te gjitha aktivitetet dhe 1 milion leke gjobe.