Shqiperia ngjitet ne vendin e 73-te
Ka fituar 7 pozicione ne nje muaj, pa luajtur qofte edhe nje takim te vetem (sigurisht, nese nuk llogarisim ketu takimin e lojtareve te grumbulluar nga trajneri Ari Han ne Turqi me Kazaskin e Kazakistanit), duke lene keshtu pozicionin e 80-te, per te shkuar te vendi i 73-te. Shqiperia ka perfituar nga miqesoret e vendeve te tjera per te bere ngjitjen e rendesishme, duke shpresuar qe ne miqesoret e muajit te mars te permiresoje edhe me renditjen e saj. Nderkohe, ne 10 vendet e para te renditje boterore, kane mbetur te pandryshuara 9 vendet e para. Perjashtim ka bere Kroacia, qe ka zbritur dy vende, duke i lene vendin e 10-te Greqise. Ndersa ne grupin e pare eliminator per Boterorin Afrika e Jugut 2010, ku ben pjese edhe Kombetarja jone, Portugalia eshte e teta ne bote, duke ruajtur pozitat e muajit te kaluar. Suedia, Danimarka e Hungaria kane humbur nga dy pozicione, duke kaluar respektivisht ne pozicionet 24, 33 dhe 52. Malta, skuadra e fundit ne grup, ka fituar dy vende duke u ngjitur ne pozicionin numer 134 ne ranklisten boterore.
Top 10
1 Argjentina 1518
2 Brazili 1502
3 Italia 1484
4 Spanja 1352
5 Gjermania 1281
6 Cekia 1244
7 Franca 1223
8 Portugalia 1191
9 Holanda 1179
10 Greqia 1142
Renditja e Grupit 1
8 Portugalia 1191
24 Suedia 877
33 Danimarka 795
52 Hungaria 598
73 Shqiperia 421
134 Malta 193