E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi i ri, telashe gjate votimit

Kaos gjate votimit te djeshem ne Kuvend. Aparaturat e reja, te instaluara per votimin e projektligjeve, coroditen deputetet, te cilet nuk e kuptonin se cfare duhet te shtypnin per te dhene voten e tyre. Ne vend qe te tregonin prezencen ne momentin kur Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, hapi votimin, ligjvenesit shtypnin votat “pro” dhe “kunder”, duke corientuar sistemin elektronik te sapo instaluar. Perballe kesaj situate, Kryetarja Topalli, si duket e vetmja e njohur me teknologjine e re ne Kuvend, u shpjegoi me detaje se cfare duhet te shtypin deputetet per te votuar, pro, kunder apo abstenim. Mesimi, qe nuk ishte pjese e rendit te dites se Kuvendit, shkaktoi humor ne salle e thirrje te tipit “Na tregoni si te votojme”, “c’te shtypim” dhe “ku ta shtypin”. Por, argetimi nuk mbaroi me kaq. Here pas here ne salle degjoheshin zhurma te fonise, qe ndodhnin sa here qe nje deputet mundohej te fliste nga vendi. Sistemi i ri elektronik i votimit, por edhe fonia nuk lejojne diskutimin ne Kuvend nga vendi. Perkundrazi deputetet jane te detyruar te cohen e flasin nga foltorja, per fjalimin e pergatitur, apo nese duan te bejne ndonje replike.
Me teknologjine e re, ata nuk e kane me luksin e te diskutuarit e debatuarit nga vendi sic ka ndodhur deri me sot. Edhe per kete ceshtje, Kryetarja Topalli nuk ngurroi t’jua sqaroje, ne menyre qe ne salle te mos degjoheshin me zhurma bezdisese. Vetem pas sqarimeve te tilla, por edhe nje urimi qe Kryetarja Topalli u beri te gjithe deputeteve me rastin e festes se “Shen Valentinit”, te quajtur ndryshe “Dita e te Dashuruarve”, votimi nisi normalisht. Dje, per here te pare, u vu ne pune tabela e re elektronike e votimit. Pas shume diskutimesh, me ne fund ne Kuvend u instaluan aparaturat e reja te votimit, qe nuk lejojne me mashtrime mes deputeteve e manipulimin e votave. Ndonese eshte instaluar e vene ne funksion, sistemi i ri ka ende pune per t’u pershtatur me sallen e seancave plenare. Deputetet tashme votojne me karta elektronike, qe kane shenjat e gishterinjve te gjithsecilit. Mase kjo e cila nuk le vend me per te votuar ne vend te kolegut. Sistemi perfshin edhe instalimin e kamerave te brendshme, qe do te filmojne e xhirojne cdo seance plenare, te cilat me pas do te zbardhen nga stafi i Kuvendit. Teknologjia e re, qe do te frenoje fenomenin e votimit te deputeteve dhe per koleget qe nuk jane ne salle, kushtoi ne total 290 mije euro.
Deputetet nuk u pershtaten dot dje me sistemin e ri te votimit ne Kuvend. Perballja e pare me aparaturat e reja te votimit, ishte pak sfilitese per ligjvenesit, qe ngaterruan dje butonat e votimit me ato te prezences. Realizimi i votimit te projektligjeve ne rendin e dites u be vetem pasi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpjegoi procedurat.

Rreth 290 mije euro i kushtoi vendit vendosja e sistemit te ri te votimit ne Kuvend. Kjo shume parash sherbeu per vendosjen e aparaturave te reja bashkekohore per votimin e projektligjeve ne seance plenare. Sistemi parandalon manipulimet me votat e deputeteve. Duke qene se cdo karte eshte e pajisur me shenjat e gishtave te deputeteve, askush nuk do te kete me mundesi te votoje ne vend te kolegut.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, uroi dje te gjithe deputetet me rastin e festes se te dashuruarve. Gjate seances plenare, Topalli nuk harroi te permende urimin per kete feste, qe shkaktoi jo pak te qeshura e batuta ne salle. Atmosfera u be me e ngrohte kur deputetet detyroheshin te flisnin ne kembe, pasi ulur zeri interferonte e shkaktonte zhurma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›