Feith: Anëtarësimi në FMN, me rëndësi për Kosovën
Prishtinë-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith e ka vlerësuar pranimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar si një hap të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës. “Institucionet e Kosovës mund të punojnë për së afërmi bashkërisht me FMN-në dhe t’i shfrytëzojnë mirë parimet dhe rekomandimet e tij në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Feith, njofton Zyra për informim e ICR-ës.
Bashkëpunimi rajonal dhe global përmes institucioneve ndërkombëtare – ka potencuar Feith - çon në stabilitet, prosperitet dhe pajtim. “Në këtë frymë, unë e përgëzoj Kosovën me rastin e ofertës për anëtarësim në FMN dhe i inkurajoj përpjekjet e Kosovës për anëtarësim edhe në organizatat e tjera”, përfundon Feith. /Telegrafi/