Serbët thirrje Tadiçit për mungesën e energjisë
Prishtinë- Serbët e Kosovës, kanë kërkuar ndihmën e presidentit serb Boris Tadiç për të zgjidhur problemet e tyre për mungesën e energjisë. I ashtuquajturi Kuvend i Bashkësive të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Tadiç, që “ta zgjidhë problemin me furnizim me rrymë elektrike në mjediset serbe në Kosovë”, pasi siç thuhet “ky është problem i madh politik dhe ekzistencial, që mund të zgjidhet vetëm nga shteti”. Ky Kuvend ka kërkuar që Beogradi të pozicionohet qartë lidhur me decentralizimin në Kosovë, i cili parashihet me planin e Martti Ahtisaarit.