E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Kosovatë ulë pragun zgjedhor 2-3 %

PRISHTINË - Komisioni Evropian nëpërmjet një raport 65 faqesh dërguar Kuvendit të Kosovës, kërkon nga legjislativi vendor që të nisë punën për të ndryshuar sa më parë ligjin zgjedhor në Kosovë.

Sipas mediave kosovare KE rekomandon ndryshimin e pragut zgjedhor. Një prag prej 2 deri 3 % duket më i përshtatshëm, sipas rekomandimeve të KE, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe të lira.

Vëzhguesit e BE kanë raportuar për një mori parregullsish në raportin final për zgjedhjet në Kosovë, ndërsa konsiderojnë se problemet nuk mund të tejkalohen pa demonstrimin e vullnetit politik.
Ndërkohë raporti jep rekomandime për mbarëvajtje më të mirë të zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas raportit disa rekomandime janë dhënë edhe në vitin 2009, por shumica nuk janë marrë parasysh. Ekspertët e KE-së kanë ngritur pikëpyetje nëse këto rekomandime nuk janë përmbushur për shkak të vullnetit të munguar të politikanëve për të zbatuar këto rekomandime, apo për shkak të kohës së shkurtër të organizimit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Ligji mbi zgjedhjet e përgjithshme, sipas raportit final duhet të ndryshohet me qëllim që vetëm gjyqet të kenë autoritetin për të imponuar kufizime ndaj të drejtave qytetare dhe politike.

Ndërkohë që raporti rekomandon thjeshtësimin e sistemit, dryshimin e përfaqësimit gjinor, kurse për kandidatët e pavarur të mos kërkohen më shumë vota se mesatarja e një mandati.

(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›