Partite shqiptare te percara ne prag te zgjedhjeve ne Maqedoni

Partite politike maqedonase ne disa vitet e fundit jane te ndara ne dy blloqe duke formuar koalicione te medha parazgjedhore gje qe nuk mund te thuhet per partite shqiptare. Iniciativat e shumta per unifikimin e votes shqiptare permes formimit te koalicioneve parazgjedhore kane deshtuar edhe per keto zgjedhje.
Jemi perpjekur te ndertojme ura komunikimi me partite shqiptare dhe me komunitetet tjera. Te gjitha keto kane mbetur ne nivel te bisedimeve ne nivel te mirekuptimeve per te vazhduar bashkepunimin pas zgjedhjeve sipas numrave dhe forces qe ato do ta kene pas zgjedhjeve eshte shpreh kryetari i BDI-se Ali Ahmeti.
Mungesa e emancipimit
Analisti politik Artan Sadiku eshte i mendimit se mosformimi i koalicioneve parazgjedhore tek blloku i partive politike shqiptare ndodhe per shkak te mosprofilizimit te asnje force politike si me e fuqishmja. Te gjitha partite politike shqiptare pretendojne te jene parti kryesore te cilave duhet tu bashkangjiten partite tjera. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lideret e shqiptareve te percare.
Prej ketu rrjedhimisht asnje prej lidereve nuk donte te ishte i dyti apo gjysma e liderit ne nje koalicion te tille nderpartiak. Gjitmone ata kane tentuar te jene lidere kryesore me qellim qe mos ta humbin primatin e te qenit i pari dhe lider kryesor i nje partie politike vlereson Artan Sadiku.
Per mosformimin e koalicioneve parazgjedhore ne kampin e partive shqiptare ka ndikuar mungesa e emancipimit politik te garniturave udheheqese partiake te cilat kane edhe mungese te kapaciteteve demokratike thote analisti Naser Ziberi.
Profilizimi i karakterit politik i partive shqiptare nuk eshte kryer asnjehere dhe kjo ndarje majtas - djathtas nuk egziston. Partite politike shqiptare ende politikisht dhe ideologjikisht jane te paprofilizuara shprehet Ziberi.
Rendesia e votes se unifikuar
Unifikimi votes shqiptare para ose pas zgjedhjeve eshte i domosdoshem me qellim qe pas zgjedhjeve te kushtezohet mandatari i qeverise se ardhshme me plotesimin e kerkesave te shqiptareve. Keshtu do te ndertohet nje pozicion i fuqishem politik te perfaqesimit te shqiptareve ne parlament dhe ne qeveri vlersojne analistet politike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kujt do ti shkojne votat Ne nje situate te tille ku te gjitha partite garojne kunder njera tjetres me se shumti pesojne qytetaret sepse atyre u turbullohet zgjedhja eventuale qe mund ta kene me paraqitjen e ofertave te ndryshme te cilat jane ne te shumten e rasteve divergjente me njera tjetren shprehet Artan Sadiku.
Mungesa e bashkepunimit ne prag te zgjedhjeve ndikon ne uljen e numrit te deputeteve shqiptar ne parlament thote Naser Ziberi. Numri i deputeteve shqiptare sigurisht qe per dy apo tre vende do te jete me i vogel si pasoje e mungeses se bashkepunimit dhe kalocionit parazgjedhor shpjego ai. Afati perfundimtar per paraqitjen e listave dhe koalicioneve parazgjedhore skadon me 6 maj.
Fatos Musliu