Burrel, plagosen dy persona, në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në mesditë në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Burrelit ndërsa është plagosur shtetasi Ismet Kola, 40 vjeçn dhe Bashkim Dervishi, 30 vjeç.
Sipas uniformave blu, dyshohet se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur për hakmarrje, duke iu referuar dhe konfliktit që ka patur Kola dhe Dervishi, me një person tjetër, indetiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Duke iu referuar burimeve të policisë, gjëndja shëndetësore e 40 vjeçarit është tejet e rëndë dhe menjëherë ai është transportuar për një ndihmë mjekësore më të specializuar për në Spitalin Ushtarak.
Tashmë kanë nisur hetimet paraprake ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.