E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Marrëveshja me Serbinë con përpara synimet e Kosovës

PRISHTINË- Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë , Pieter Feith, përshëndeti arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Feith vlerëson se arrtijea e marrëveshjes dërgon një hap para synimet e Kosovës, për tu integruar në BE.

“Ky rezultat është shumë i rëndësishëm për lëvizjen domethënëse të të dy vendeve drejt integrimit në BE. Unë e përgëzoj Qeverinë e Kosovës për përkushtimin e treguar për të marrë vendime të rëndësishme të cilat do të çojnë përpara synimin e Kosovës për tu integruar në BE dhe për të siguruar përfaqësim të pavarur të institucioneve të Kosovës në forumet dhe organizatat rajonale dhe në ato të BE-së”,- ka deklaruar Feith.

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar i ka inkurajuar të dy palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura sa më parë që të jetë e mundur.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›