E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Marrëveshja konfirmoi politikën time

PRISHTINË- Presidenti i Serbisë Boris Tadic, pas marrjes së lajmit për arritjen e marërveshjes në Bruksel mes delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit, për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale vlerësoi se me këtë akt u konfirmua politika e Beogradit “edhe BE edhe Kosova”.

Siç transmetojnë mediat serbe, Tadic e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, që sipas tij në forumet rajonale Prishtina do të përfaqësohet' nën ombrellën e Rezolutës 1244 të OKB, që do të thotë se Kosova nuk do të jetë e pranishme si shtet i pavarur.'

“Kosova nuk do të prezantohet në punën e forumeve dhe institucioneve rajonale si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së rreth Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Republika e Serbisë është anëtare e Kombeve të Bashkuara, që respekton edhe rezolutën 1244 të OKB-së, e cila garanton sovranitet mbi Kosovën, si edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila nuk përcakton një sovranitet të tillë”,- ka deklaruar Tadic.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›