E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Sot hapet kapitull i ri i marrëdhënieve Kosovë-BE

PRISHTINË- Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, nënvizon se me me arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal, Kosova do të përfaqësohet si të gjitha shtetet e rajonit, ndërkohë që kjo arritje shënon një kapitull të ri të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Nga sot, Kosova do të përfaqësohet njësoj si të gjitha shtetet e rajonit dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është se Kosova do të mund të nënshkruajë vetë marrëveshje. Nuk ka më nevojë për UNMIK-un”, ka thënë Tahiri para gazetarëve në Bruksel.

E pyetur të komentojë faktin e mospërfshirjes së kërkesës së Prishtinës, përkatësisht Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, në fusnotën për prezantimin rajonal, Tahiri ka thënë një gjë e tillë ndodhet në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ajo fusnotë është si fjollë bore, do të shkrihet me kalimin e dimrit”,- ka thënë Tahiri.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›