Reforma parlamentare, Gjana: PS në kundërshim me Kushtetutën
TIRANË- Pas akuzave të opozitës se qeveria po pengon punën për reformën parlamentare vjen edhe reagimi i bashkëkryetarit demokrat të kësaj reforme Jemin Gjana.
Sipas tij, amendamentet e paraqitura nga opozita janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Parlamentit Europian.
“Është provokuar me qëllim për ta penguar, për ta bllokuar punën në grupin e punës. Duke iu rikthyer kërkesës për votim të fshehtë të dekreteve që kanë të bëjnë me emërimin në sistemin gjyqësor. Kërkesë e cila vjen në kundërshtim me Kushtetutën, me interpretimet e Gjykatës Kushtetuese. Në mënyrë provokuese kërkohet me këto amendamente që Kuvendit të Shqipërisë ti hiqet mundësia për të gjykuar mbi meritën e kandidaturave që propozohen, për në sistemin gjyqësor”,- deklaroi bashkëkryetarit demokrat për reformën parlamentare, Jemin Gjana.