E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Marrëveshja për kufirin, hap historik

“Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për demarkacionin e plotë dhe përfundimtar të kufirit të tyre të përbashkët është hap historik, i cili e përmirëson stabilitetin rajonal”, tha mbrëmë Feith.

 “Përgëzoj qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit”, tha ai. “Në cilësinë e ICR-së në Kosovë dua të përgëzoj kryeministrin Hashim Thaci për rolin e tij të rëndësishëm në këtë proces. Ata e kanë përfunduar punën e tyre në kuadër të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS)”, theksoi Feith. “Marrëveshja përbën një arritje pas muajsh pune të madhe për demarkacionin, që u drejtua nga ekspertë kosovarë dhe maqedonas”, vlerësoi ai.

 “Diplomacia e investuar nga të dy shtetet është shpërblyer. Kjo marrëveshje bilaterale është arritje historike, e cila padyshim do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale tani dhe në të ardhmen”, përfundon deklarata e Feith.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›