Solana e SHBA përshëndesin marrëveshjen për kufirin
“U uroj Maqedonisë dhe Kosovës për marrëveshjen mbi demarkacionin e kufirit. Shpresoj se marrëveshja shumë shpejt do të ratifikohet edhe nga parlamentet përkatëse”, ka thënë Solana.
Nga ana tjetër, edhe Ambasada e SHBA-ve në Shkup e ka përshëndetur marrëveshjen dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për përfundimin e demarkacionit të kufirit.
Në njoftim thuhet se “udhëheqësit e dy vendeve kanë treguar vendosmëri të madhe dhe kanë bërë hap të rëndësishëm në drejtim të sigurimit të stabilitetit në rajon”.
“Ne e presim vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”, thuhet në komunikatën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup. (rel/telegrafi/start)