Votat, Rama: Bojkot ndaj Kuvendit e protesta
TIRANE-Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare, ka përsëritur fjalimet e mbajtura së fundi, duke nënvizuar edhe një herë se beteja kryesore e opozitës është hapja e kutive të votimit.
Për këtë arsye, shefi i opozitës njoftoi se protestat e opozitës do të përshkallëzohen në të gjithë vendin dhe se në rast se kërkesat do të bien në vesh të shurdhët, kostoja do të paguhet nga vetë Berisha.
“Berisha më kot na fton në Parlament. Nuk i hapim rrugë. Kush shqetësohet nga mungesa jonë në parlament, theksoj se boshllëkun nuk e mbush, por e fsheh prania jonë në Parlament”, tha Rama.
Duke renditur në sërë arsyesh se pse PS nuk pranon zgjedhjet, nga “kriminelët e liruar nga burgu e deri tek leximi i votës”, Rama kërkoi që “zgjedhjet duhet të hetohen nga Parlamenti”.
“Duhet të na jepet e drejta për të parë të vërtetën e kutive të votimit. Duam të shohim votën tonë. Ne nuk mund të jemi në Parlament për t’u bërë bashkëfajtor”, tha kreu socialist para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare.
Për këto arsye, Rama përsëriti se protesta nuk do të ndalen por do të përshkallëzohen. “Në cdo rreth do të kemi protesta. Rikthehemi në Tiranë më 20 nëntor. Kërkojmë me forcë të drejtën tonë, plotësimin e kërkesave që janë elementare për një shtet ku funksion demokracia”-. Rama kërcënoi se në rast se kërkesat nuk merren parasysh, opozita do ta kërkojë me forcë të drejtën e saj, “kosto që do e paguajë Berisha”.
Pas fjalës së Ramës, asambleja vazhdoi punimet me dyer të mbyllura. Në asamble pritet të vendoset për zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të mbahen më 15 Nëntor.