E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, vdes nga aksidenti një 23-vjeçar

Denis Gjata, 23 vjeç, humbi jetën sot rreth orës 00.30 kur automjeti i tij, tip Seat, me targë të huaja doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe u përplas me një shtyllë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor nga kryqëzimi i njohur me emrin Katër Rrugët në drejtim të Shijakut, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›