E Diel, 1 Nëntor 2026

Feith: Mos i bllokoni rrugët për qëllime politike

Shefi i ICO, Pieter Feith ka shprehur keqardhje për dhunën e djeshme në protestë dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të mos përdorë bllokimin e rrugëve për qëllime politike.

“Më vjen keq për protestën dhe dhunën e përdorur, duke parë skena të dhunshme që janë paraqitur në terren. Më duhet të shpreh keqardhje që deklaratat e ambasadorëve, deklarata ime, normalisht edhe e Qeverisë, duke marrë parasysh për mosmbajtjen e protestës dhe shmangien nga dhuna. Më vjen keq për njerëzit dhe policët e lënduar në protestë, por edhe për dëmet e shkaktuara nga protesta”, ka deklaruar Feith për RTK.

Ai më tej e ka këshilluar lëvizjen “Vetëvendosje” të përdorë institucionet për të kundërshtuar politikat e qeverisë ndërsa ka shtuar se protestat nuk janë mënyra më e mirë për këtë.

“Vetëvendosja i ka të gjitha mundësitë dhe format e hapura të kundërshtojnë politikën e Qeverisë. Protesta nuk është mënyra më e mirë për realizimin e politikave”, ka shtuar ai.

Por, Albin Kurti ka thënë se do të vazhdojë të protestojnë derisa qeveria e Kosovës të mos e zbatojë vendimin e Kuvendit për reciprocitet të plotë me Serbinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›