Feith: Ndarja e Kosovës, opsion i përjashtuar

Edhe pas dhënies së mendimit nga GJND, nuk do të hapet çështja e statusit dhe se mundësia e ndarjes është opsion i përjashtuar. Kështu është shprehur përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith duke shtuar se nuk dëshiron të spekulojë mbi atë se cili do të jetë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij mendimi këshillëdhënës i GJND-së ofron mundësi për dialog konstruktiv ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe kjo është ajo që dëshiron ta shohë Brukseli.
"Si përfaqësues civil ndërkombëtar, duke folur në emër të vendeve që e kanë njohur Kosovën, më duhet të theksoj se nuk do të jetë e mundur që sërish të hapet çështja e statusit, ndërsa dialogu i mëtejshëm nuk duhet të ketë për qëllim ndarjen e Kosovës. Ekzistojnë vija të kuqe të caktuara, të cilat duhet të jenë në vëmendje", ka thënë Feith.
Përfaqësuesi ndërkombëtar ka thënë se Serbia nuk duhet të ketë institucione paralele në territorin e Kosovës nëse dëshiron t'i afrohet Bashkimit Evropian. "Vendet anëtare të BE-së, nuk kanë institucione paralele të territoret e fqinjëve të tyre", ka thënë Feith.