Kinë, BE-ja dhe SHBA-të përshëndesin vendimin për juanin
"Komisioni Evropian përshëndet vendimin e Bankës Qendrore të Kinës për të vazhduar mbështetjen e reformës së mekanizmit të vlerës së këmbimit të RMB-së (juanit) dhe për rritjen e elasticitetit të vlerës së këmbimit të juanit. Zbatimi i këtij vendimi do të ndihmojë në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe në forcimin e stabilitetit të sistemit monetar dhe financiar ndërkombëtar ", njoftoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian në një komunikatë.
Edhe Presidenti amerikan përshëndeti vendimin kinez, duke ritheksuar se "Vendimi i Kinës për të rritur elasticitetin e vlerës së këmbimit është një arritje konstruktive që mund të ndihmojë në mbështetjen e rimëkëmbjen dhe të ndihmojë për një ekonomi botërore më të ekuilibruar".
"Mezi po pres ta trajtoj këtë çështje, si dhe të tjera, gjatë samitit të G20-s fundjavën e ardhshme në Toronto", shtoi Obama.