E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel kërkon unitet në koalicionin e saj

"Kemi pritur 11 vjet mundësinë e formimit të një koalicioni mes Bashkimeve të krishtera, CDU/CSU dhe FDP-së, parti liberale. Do të ishte një ironi e fatit nëse nuk e përmbushim këtë mission. Duhet të bashkojmë interesat dhe të bashkëpunojmë për t'i bindur njerëzit lidhur me politikën tone si dhe të zbatojmë së bashku vendimet e marra nga qeveria" deklaroi kancelarja gjermane në një mbledhje me zyrtarë të partisë së saj kristiandemokrate në Berlin.

Koalicioni i Merkel vazhdon prej muajsh të ketë mosmarrëveshje, si lidhur me çështje buxhetore, me një reformë të madhe shëndetësore, energjinë bërthamore dhe së fundi debatin për zgjedhjet presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›