E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan,5 të vdekur dhe 24 të plagosur në tre atentate

Ministria e Brendshme afgane njoftoi sot se shpërthimi i një rakete në provincën lindore të Nagarharit i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi katër të rritur, ndër të cilët tre gra.

Ndërsa në provincën jugore të Helmandit, dy bomba shpërthyen paralelisht. "Bombat u aktivizuan në distancë", deklaroi Daoud Ahmadi, zëdhënësi i qeverisjes lokale. Për pasoje humbën jetën tre civilë, ndër të cilët një fëmijë 12 vjeçar, dhe 15 të tjerë u plagosën.

Ahmadi shton se vetëm "Disa minuta më vonë, një tjetër bombë shpërtheu pranë një shkolle, duke plagosur pesë persona, ndër të cilët tre të mitur".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›