E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Nuk do të ketë bashkëpunim me strukturat serbe

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith ka deklaruar se nuk do të ketë bashkëpunim me strukturat paralele të Serbisë në Kosovë për të çuar përpara procesin e decentralizimit. "Nuk do ta bëjmë këtë. Do të shikojmë situatën specifike që ka Mitrovica, ashtu siç është parashikuar në planin e Ahtisaarit. Koha për ta bërë këtë është çështje për të cilën do të konsultohemi. Të shpresojmë që do të mund të gjejmë njerëz nga komuniteti serb që do të punojnë në themelimin e pesë komunave të reja. Ne jemi duke punuar", tha Feith, pas një takimi që ka zhvilluar grupi i punës për reformën në pushtetin lokal në Kosovë në të cilin është vendosur që procesi të ecën përpara me themelimin e ekipeve përgatitore për krijimin e këtyre komunave. "Vetëm me zgjedhjet lokale do të jetë i mundshëm instalimi i strukturave komunale dhe themelimi i komunës së re. gjithë kjo që tani po ndodh, është një përgatitje dhe një ndihmesë", beri te ditur ndërkaq, Sadri Ferati, ministër i Pushtetit Lokal. Pjesë e procesit të decentralizimit, sipas Pakos së Ahtisarit është edhe krijimi i pesë komunave të reja me shumicë serbe dhe zgjerimi i kufijve të një komune ekzistuese në mënyrë që serbët të fitojnë shumicën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›