E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, përleshje mes studentëve dhe policisë

Një seri incidentesh mes policisë dhe studentëve që kundërshtojnë reformën në universitete janë regjistruar sot ne qendër të Barcelonës. Pasi forcat e rendit boshatisen me forcë ndërtesat e rektoratit, qindra studentë kanë bllokuar Rrugën e Madhe, në zemër të metropolit spanjoll. Bllokimi u përça nga ndërhyrja e policisë. Si reagim studentët u përpoqën të pushtonin sërish rektoratin dhe policia arrestoi disa prej tyre. Gjatë përleshjeve 5 agjentë mbetën të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›