Feith Parlamenti te shperbehet ne pranvere

Feith sipas Telegraf eshte shprehur se menyra e qarte dhenies se vendimit nga Gjykata Kushtetuese tregon profesionalizimin e kesaj gjykate nderkaq qe respektimi i vendimit nga institucionet tregon per maturi.
Data eshte teme e konsultimeve qe Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaci po i bejne me lideret politike. I kam lexuar datat ne shtyp. Une jam i interesuar dhe besoj edhe institucionet e Kosoves qe parlamenti te mund te funksionoje gjate sesionit vjeshtor per aq sa eshte e mundur ne menyre qe te kalohen disa ligje shume te rendesishme qe jane me interes per Kosoven dhe per ekonomine. Ne momentin kur perfundon sesioni vjeshtor i parlamentit ai shperbehet dhe pastaj jane 45 dite qe parashikohen me Kushtetute deri ne organizimin e zgjedhjeve ka thene Feith.
Sipas Feith data e zgjedhjeve duhet te gjendet ne baze te dispozitave kushtetuese dhe nevojave praktike per organizimin e tyre.