E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Të gjitha mjetet për gjetjen e të zhdukurve

PRISHTINE- Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith u ka shprehur mirënjohje të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare, të cilat punojnë në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë.

Përmes një deklarate për media, Feith ka thënë se përpjekja e përbashkët e familjarëve të viktimave, organizatave joqeveritare, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është vendimtare për të marrë vesh fatin e personave të pagjetur.

Ne duhet ti përdorim të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të adresuar traumën emocionale, si dhe aspektet e tjera të rëndësishme ligjore dhe sociale, me të cilat familjet e personave të pagjetur përballen në mënyrë konstante, ka thënë Feith. (express)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›