Mbytet anija me 15 persona në Tropojë, shmanget tragjedia
Një anije e vogël me 15 persona në bord është mbytur gjatë pasdites së sotme në Koman të Tropojës.
Për fatin e mirë, të gjithë udhëtarët e anijes kanë mundur që të evakuohen nga anija dhe të shpëtojnë. Aktualisht, asnjë prej tyre nuk paraqet ndonjë problem.
Ngjarja ka ndodhur në afrësi të fshatit Salcë, ndërsa anija ka pasur si destinacion Fierzën.
Ende nuk dihen shkaqet e mbytjes së anijes, e cila mund të kishte rezultuar fatale për 15 persona.