E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Të korrigjohen gabimet në zgjedhje

Shefi i ICO-së, Piter Feith ka deklaruar se zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë konstruktive, por me disa parregullësi të vogla.

Përmes një komunikate për shtyp, Feith ka shprehur qëndrimin e tij se Kosovës i duhen një qeveri dhe institucione legjitime.

Për këtë arsye, ka nënvizuar ai, është e domosdoshme që parregullësitë e konstatuara gjatë procesit zgjedhor të riparohen.

“Rivotimi i pjesshëm i urdhëruar nga PZAP është një mënyrë për të korrigjuar parregullësitë. Kosova ka nevojë për një qeveri dhe një Parlament të besueshëm. Që këto institucione të kenë legjitimitet duhet të bazohen në respektimin e ligjit. Ky është qëllimi i demokracisë”, është shprehur Feith.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›