Feith: Të korruptuarit jashtë pushtetit!
Sipas shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare, integrimi evropian nuk mund të arrihet pa zhdukur të keqen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Kur flas për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në konceptin tim, kjo nënkupton të merren hapa serioze, që do të thotë se njerëzit e apostrofuar apo që janë nën hetime për korrupsion, të mos jenë pjesë e strukturave të pushtetit”, tha Feith.
Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë të përmirësojë imazhin e saj e për këtë “është shumë e rëndësishme të heqim qafe personalitetet e korruptuara në këtë vend”.
Lidhur me zhvillimin ekonomik të Kosovës, Shefi i Zyrës Civile ka theksuar se një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar është e mundshme dhe do të ishte shumë pozitive.
“Nëse do të ketë një marrëveshje, kjo do t’i jepte siguri më të madhe menaxhimit të buxhetit, do të sigurohej disiplina fiskale si dhe do të kishte burime shtesë që i vinin Kosovës në formën e fondeve rezervë për përdorim në të ardhmen”, ka sqaruar Feith.
Duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Feith ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ketë vend për përmirësimin e raporteve.
“Pas vendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të parashikoja dhe shpresoja se komunikimi dhe kontaktet e me kohën dhe bisedimet Prishtinë-Beograd do të mund të fillonin”, deklaroi Feith për agjencinë e lajmeve Reuters.