E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mesazh ngushëllimi kryeministrit turk

Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet dhe ndjenjat e solidaritetit njerëzor, për këtë humbje të madhe, jo vetëm për familjet e viktimave, por edhe për qeverinë dhe kombin turk.

"Me keqardhje të thellë mësuam për tërmetin që ra në Anatolinë Lindore, si pasojë e të cilit humbën jetën disa dhjetëra qytetarë të vendit tuaj dhe u shkaktuan dëme të tjera materiale. Të gjithë shqiptarët ndajnë me familjet e viktimave dhe me popullin mik të Turqisë dhimbjen për këtë humbje të rëndë dhe luten që shpirtrat e tyre të prehen në paqe", thuhet në mesazhin e Kryeministrit Berisha.

Të paktën 57 persona humbën jetën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi dje në orët e para të mëngjesit, Turqinë Lindore. Tërmeti me magnitudë 6,2 ballë të shkallës Rihter, ndodhi 21 kilometra në jugperëndim të Elazigut dhe kishte një thellësi prej 11 kilometrash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›