Berezovski fiton procesin kundër televizionit rus
Gjykata vendosi që Berezofski vendosi që ai të shpërblehet me 225 mijë dollarë për dëmin e shkaktuar.
"Mund të them qartë se nuk kam elemente që të tregojnë se Berezovski ka marrë pjesë në vrasjen e Litvinenkos dhe nuk kam më asnjë provë që të hedhë dyshime të arsyeshme kundër tij për këtë krim", deklaroi gjykatësi David Eady i Gjykatës së Lartë të Londrës.
Oligarku 63 vjeçar, i cili është azilant në Britaninë e Madhe paditi televizionin shtetëror rus "RTR Planeta" për një emision në vitin 2007, i cili e akuzoi atë se qëndronte prapa helmimit vdekjeprurës të ish agjentit rus, Aleksandr Litvinenko, në Londër tre vjet më parë.
Aleksandër Litvinenko, ish-agjenti sekret i cili ka qenë mjaft kritik ndaj Kremlinit vdiq në Londër në vitin 2006 pas një helmimi të mbetur i pazbardhur me polonium 210, një substancë mjaft radioaktive.