E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre persona plagosen me armë zjarri në qendër të Pejës

Policia rajonale bën të ditur se të plagosurit i përkasin moshës 24, 28 dhe 32 vjec. Nga dëshmitarë thuhet se është dëgjuar edhe një shpërthim i fortë në afërsi të ngjarjes. Por, për fat të mirë të tre viktimat janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe duke u ruajtur nga policia. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar katër armë automatike A47, si dhe një numër të madh të gëzhojave të ndryshme dhe një dorëz dhe siguresë të granatës.

Në një komunikatë të Policisë Rajonale të Pejës thuhet se ende nuk ka informata për të dyshuarit dhe nuk dihet drejtimi i largimit të tyre nga vendi i ngjarjes.

Strukturat policore rajonale për hetimin e krimeve serioze me një intensitet kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative e hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, me fokus zbulimin e identitetit dhe kapjen e të dyshuarve të mundshëm, si dhe kanë zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë më rastin, thuhet në këtë komunikatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›