E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Të krijohet komuna e Mitrovicës veriore

Zyra Civile Ndërkombëtare e konsideron prioritet krijimin e komunës së re në Mitrovicën Veriore.Shefi i saj Peter Feith tha se ministritë përkatëse duhet të përgatisin planin buxhetor për këtë komunë, ndërsa zyra civile ndërkombëtare do të vazhdojë angazhimin e saj në Mitrovicë.

Zyrtarë të Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe të Ministrisë së Pushtetit Lokal u shprehën të përkushtuar për vazhdimin e angazhimit në krijimin e komunës së re në Mitrovicën Veriore.

Shefi i ICO –së, Piter Fajt në takimin ndërministror për decentralizimin kërkoi që të vazhdohet puna me axhendën e parashikuar për këtë proces.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›