Sheshel kërkesë në Hagë, ndërprerjen e procedurave
Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel i ka dorëzuar Tribunalit të Hagës, kërkesën për përfundimin e procedurave, pasi siç ka theksuar, janë bërë “shkelje flagrante në gjykimin në një afat të arsyeshëm”.
Sheshel, i cili i është dorëzuar vullnetarisht Tribunalit të Hagës në vitin 2003, ndërsa procesi gjyqësor ka filluar në vitin 2007, ka deklaruar se kërkesa është paraqitur në kontekstin e doktrinës për abuzim të procesit.
Sheshel akuzohet nga Tribunali i Hagës për persekutim në baza politike, racore dhe fetare, deportim, akte çnjerëzore, vrasje, tortura, trajtim mizor, shkatërrimin e qëllimshëm të fshatrave, shkatërrimin dhe plaçkitjen e pronës publike ose private në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë.