E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, formatohet qeveria e re VMRO-DPMNE dhe BDI

Mandatari për formimin e qeverisë së re, lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka formuar kabinetin qeveritar, i cili do ti dorëzohet për miratim Parlamentit.
 

Sipas mediave maqedonase, 17 korriku është afati përfundimtar për dorëzimin e listës së kabinetit dhe programit të qeverisë së re, ndërsa Gruevski ditën e sotme apo nesër do të kryejë procedurën e dorëzimit pranë legjislativit. Funksionet në qeveri:
Nikolla Gruevski:Kryeministër, Nikolla Popovski: ministër i Punëve të Jashtme, Gordana Jankullovska: ministre e Punëve të Brendshme,Zoran Stavrevski: ministër i Financave dhe zëvendëskryeministër, Elizabeta Kançevska Milevska: ministre e Kulturës, Nikolla Todorov: ministër i Arsimit. Spiro Ristovski: ministër i Punës dhe Politikës Sociale, Maja Parnarxhieva – Zmejkovska: ministre e Shëndetësisë, Vladimir Peshevski: zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, Ivo Ivanovski: ministër për Informatikë dhe Administratë Publike, Mile Janakievski: ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Lupço Dimov: ministër i Bujqësisë.

Ministrat nga radhët e BDI-së: Fatmir Besimi: ministër i Mbrojtjes, Blerim Bexheti: ministër i Drejtësisë , Valon Saraçini: ministër i Ekonomisë, Abdylaqim Ademi: ministër i Ekologjisë, Nevzat Bejta: ministër i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi : zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit, Teuta Arifi: zëvendëskryeministre për Evrointegrime.
 

Sipas burimeve pranë partive të koalicionit, mandatari Gruevski pritet që në çdo moment të publikojë kabinetin e tij qeveritar. Burime pranë VMRO-DPMNE nuk përjashtojnë mundësinë e rotacioneve brenda ministrive me kandidatët aktual apo kandidatë të rinj për ministra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›